Policia e Shtetit shqiptar e gjitha në këmbë, kontrollon 1289 automjete, 176 lokale dhe rreth 1500 persona

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka bërë disa operacione në të gjithë vendin duke u bazuar në Plan Veprimi me forca policie civile për kontrolle të befasishme.

Plani i Masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë, personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike etj.

Mësohet se janë kryer kontrolle të befasishme në të gjithë vendin si dhe kontrollet në akset rrugore nacionale, në qytete, në makina, automjete e lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë 12 orëve të fundit në të gjithë vendin janë ushtruar kontrolle në 1289 automjete, në 176 lokale dhe rreth 1500 shtetas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një sasi lëndë narkotike. Policia bën me dije se kontrollet do vijojnë në mënyrë të befasishme edhe në ditët në vijim.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?