Policia e Tiranës gjobit 78 këmbësorë, ja shkeljet që kanë kryer (Pamjet)

Policia Rrugore në Tiranë ka intensifikuar kontrollet për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve që kanë shkelur rregullat.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia Rrugore kontrolle për respektimin e rregullave të qarkullimit nga këmbësorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë 24-orët e fundit u vendosën 78 masa administrative.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë vijuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin dhe ndëshkimin e këmbësorëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjatë 24-orëve të fundit, janë vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga ana e këmbësorëve, duke respektuar sinjalistikën rrugore, përdorur vendkalimet e përcaktuara dhe shmangur kalimin e rrugës në vende të palejuara.

Kontrollet do të vijojnë në funksion të rritjes së sigurisë rrugore dhe mbrojtjes së jetës së të gjithë përdoruesve të rrugës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?