Policia e Tiranës në aksion, arrestohen disa persona në 24 orët e fundit

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit Damiano(Dorian) Remi., 37 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G. A., 24 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

Swiss Digital Desktop Reklama

B. E., 58 vjeç, pasi ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D. B., 34 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

•Më datë 03.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin S. P., 30 vjeç, pasi në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në Fushë Mezez, duke punuar në objektin në pronësi e këtij shtetasi është dëmtuar punëtori shtetasi S. L., 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

•Më datë 04.06.2021, shtetasi R. F., 26 vjeç, kallëzon se në orën 00:30, në rrugën “Gramoz Pashko”, e kanë goditur me grusht, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për saktësimin e gjeneraliteteve të autorit, kapjen dhe shoqerimin e tij.

•Në kamzë, në një magazinë, kanë vjedhur 50 litra vaj transformatori. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?