Policia e Tiranës u merr makinat deputetit dhe prokurorit

Policia Rrugore u ka spostuar me karroatrec dhe u ka dërguar mjetet në pikën e bllokimit deputetit Besnik Bare dhe prokurorit të Krimeve të Rënda, Anton Martini.

Burime nga Policia e Tiranës kanë thënë se si Bare ashtu edhe Martini kishin parkuar keq pranë pallateve ku banojnë dhe kanë qënë qytetarët që ditën e hënë kanë kërkuar ndihmën e policisë, për të liruar vendin e parkimit.

Ndërkaq, deputeti dhe prokurori do të paguajnë dhe një tjetër faturë, pasi mjetet e tyre kanë rezultuar pa kontroll teknik. Ndaj vlera e gjobës për ta do të përcaktohet nga komisioni. 

SHKARKO APP