Policia e Vlorës arreston vrasësin me pagesë para krimit

Policia e Vlorës ka parandaluar një vrasje për motive gjakmarrjeje duke bërë të mundur arrestimin e porositësit dhe vrasësin me pagesë. Sipas policisë së Vlorës personi që është tentuar të vritet është Lahe Jazaj 53 vjeç, ndërsa personi i cilësuar nga policia si vrasës me pagesë është Luka Sherifi. Burimet nga policia thonë se nëse do të kryente ekzekutimin Sherifit i kishin premtuar 15 mijë euro. Vetë autori ka pranuar në polici ngjarjen dhe shumën që i ishte premtuar.

SHKARKO APP