Policia flet për atentatin në burgun e Vaqarrit
Një i burgosur në burgun e Vaqarrit në Tiranë është qëlluar me armë zjarri. I burgosuri u qëllua teksa ndodhej në dhomën e ajrimit. Sipas raportimeve, e shtëna ka ardhur nga jashtë burgut.
Njoftimi i Policisë:
Njoftohemi nga Burgu i Vaqarrit se në ambjetet e ajrimit shtetasi Lili Dulaj, 40 vjeç, i cili është i paraburgosur në I.E.V.P. Vaqarr, dyshohet të jetë i plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person i paidentifikuar në kohën kur ka qënë në ambjentet e ajrimit.
Forca të shumta policise kanë mbërritur në institucionin e vuajtjes së dënimit, ndërko që po krehin zonën nga ku dyshohet të jetë qëlluar i paraburgosuri.
Dulaj është transportuar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
KOHA JONË SONDAZH

