Policia flet për grabitjen afër “Sheraton”

Policia e Tiranës ka reaguar sot për ngjarjen e ndodhur afër hotel “Sherato”. Policia tha se grabitja ka ndodhur rreth orës 16:10 minuta në rrugën “Dervish Hima”, në ambientet e jashtme të një subjekti privat atje. Policia nuk sqaron se çfarë shume parash është grabitur.

Policia thotë se do të këqyren kamerat e sigurisë së bizneseve përreth për të parë se si ka ndodhur ngjarja.

“Shtetasit S. H., i është marrë një shumë monetare e konsiderueshme, nën ushtrimin e dhunës. Shumë të cilën sapo e kishte tërhequr nga filial i një banke të nivelit të dytë. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor po punon për zbardhjen e mekanizmnit dhe identifikimin e autorëve”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?