Policia gjen 2 të rinj të zhdukur në Durrës: Ishin larguar me dëshirë

Policia e Durrësit ka bërë të mundur gjetjen e dy të rinjve që ishin deklaruar të zhdukur nga familjarët e tyre. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se specialistët për krimet kanë arritur të gjejnë 22-vjeçarin D.H. 22 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte larguar nga banesa që prej datës 15 tetor. Mësohet se 22-vjeçari ka deklaruar në polici se ishte larguar me dëshirë nga banesa.

Gjithashtu policia gjeti edhe 17-vjeçarin A.K., banues në Maminas, i cili ishte deklaruar i humbur nga babai i tij që prej datës 19 gusht 2016. Edhe 17-vjeçari deklaroi përpara oficerit të policisë gjyqësore se ishte  larguar me dëshirë.

Mësohet se të rinjtë nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që i shtynë të largoheshin nga banesat e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIMI I POLICISE:

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur gjetjen e shtetasit:

  • D.H. 22 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 24.10.2016 ka bërë kallëzim vëllai I tij, shtetasi N.H. 32 vjeç, pasi më datë 15.10.2016 I ishte larguar nga banesa vëllai.

Shtetasi i mësipërm deklaron përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore që është larguar me dëshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak bënë të mundur gjetjen e shtetasit:

  • A.K. 17 vjeç, banues në Maminas.

Më datë 26.08.2016 ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi B.K. 51 vjeç, pasi më datë 19.08.2016 ishte larguar nga banesa djali.

Shtetasi i mësipërm deklaron përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore që është larguar me dëshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?