Policia gjen kanabis në lokalin e striptizmit në Velipojë, prangos 31-vjeçarin dhe dy vajza
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në D.V.P. Shkodër me datën 31.07.2017, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Arben Ll, 31 vjeç, Njësia Administrative Zejmen, Lezhë.
M. S, 19 vjeçe, banuese në Tiranë,
S. G. 16 vjeçe, banuese në Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal striptizmi, në Velipojë, sipër banakut të këtij lokali është gjetur një dozë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar tek banesa e shtetaseve S. G. dhe M. S., është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese plastike ku rezultoi me peshë 33.4 gram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.
Gjithashtu nga hetimet e kryera nga Sektori Kundër Krimit Financiar, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, në ngarkim të shtetasve:
B. M, 46 vjeç, banues në Shkodër
K. P. 36 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.
Procedimi penal filloi pasi këta shtetas ushtronin aktivitet të paregjistruar në organet tatimore. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

