Policia gjen trupin e pajetë të Eglant Koçit, rruga që u ndoq për vrasjen
Policia e Shtetit ka arritur të gjejë trupin e pajetë të Eglant Koçit, 34-vjeçarit i cili u zhduk dy javë më parë. Viktima është gjetur në fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit. Trupi i konstatuar nga dronët e policisë, është gjetur në një humnerë në fshatin Cerujë. Mësohet se forcat RENEA po zbresin për ta identifikuar.
Për operacionin, policia kishte bërë me dije se ishin angazhuar edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. Kërkimet ishin përqendruar kryesisht në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit. Koçi ishte zhdukur që prej 4 qershorit, pasi u mor peng dhe u ekzekutua nga shoku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj, i cili vijon të jetë në kërkim.
Në kamerat e sigurisë nga ambienti ku Koçi u mbajt peng dhe dyshohet se u vra nga shoku i tij Armand Shakaj, ky i fundit shfaqej teksa me një çantë dhe qese të zeza tërheq diçka të dyshimte ky dyshohej se ndodhej trupi i pajetë i Kocit. Çantën dhe qesen Shakaj i vendosi në makinën e tij, ndërsa dyshohet se në Porsche, ai e ka mbajtur trupin për më shumë se 24 orë. Më pas Shakaj kishte marrë një karrotrec dhe mjetin e transportoi me të deri në Ibë, me argumentin se kishte defekt makine.
Prej andej është larguar me mjetin e tij ku dhe dyshohej të kishte zhdukur trupin e Eglant Koçit. Makina e Shakajt u gjet dhe u sekuestrua pas ngjarjes teksa kamarieri i tij e kishte çuar në një lavazh për ta larë. Brenda makinës u gjetën zhurmë gjaku dhe vegla pune si lopata me baltë. Dyshohet se është trupi i pajetë i të riut është hedhur në një humnerë në fshatin Cerujë, ndërsa ka qenë një dron i policisë që e ka lokalizuar.
KOHA JONË SONDAZH

