Policia gjobit 123 makina luksi, nga “Lambourghini” te “Ferrari”

Makinat e luksit kanë qenë në shënjestër të Policisë së Shtetit, kjo për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e tyre. Gjatë monitorimit janë gjobitur 123 drejtues të makinave luksoze për mangësi në dokumentacion, për gara shpejtësie, për manovra të rrezikshme në rrugë, mos vendosje targash në vendin e caktuar, për errësim të xhamave jo në përputhje me udhëzimin e organeve përkatëse.

Nga Policia Rrugore e Durrësit në bashkëpunim me forcat Shqiponja është ndaluar mjeti tip “Benz” i blinduar në pronësi të shtetasit F.A, me drejtues shtetasin L.S, i cili qarkullonte i pa pajisur me autorizimin nga organet kompetente. Atij i është vendosur gjobë 12.000 lekë të reja si dhe sekuestrimi i automjetit.

Kontrollet kanë vijuar për të gjitha kategoritë e mjeteve, pasi qëllimi i kontrolleve nuk ka për objekt vetëm mjetet e shtrenjta ose të luksit, por të gjitha kategoritë e mjeteve në raport me parandalimin e aksidenteve rrugore dhe disiplinimin e sjelljes në rrugë, nisur edhe nga shqetësimet e adresuara nga qytetarët në numrin pa pagesë 112.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?