Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 10:03 Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani” Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku do të dëshmojë në lidhje me çështjen “Partizani”. Mediu pritet të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Policia godet rrjetin e drogës në Sarandë, 20 persona në pranga

Aktualitet E diel, 6 Shtator 2026 12:00
Policia godet rrjetin e drogës në Sarandë, 20 persona në pranga
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një operacion i gjerë kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje është finalizuar pas dy muajsh hetime nga Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Operacioni, i koduar “Vjeshta”, ka çuar në kapjen dhe ndalimin e 20 personave, ndaj të cilëve Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të hetimit, uniformat blu sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, si dhe sasi kokaine dhe kanabisi të ndara në dhjetëra doza, që dyshohet se ishin për qëllime shitjeje. Gjithashtu, si prova materiale u sekuestruan katër automjete, 19 telefona celularë dhe një shumë parash në lekë dhe euro.

Hetimi është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe struktura të tjera të Policisë së Shtetit. Në operacion morën pjesë edhe Forca e Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, njësitë e Fierit dhe Tiranës, si dhe strukturat vendore të Policisë në Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas autoriteteve, personat e ndaluar dyshohet se ishin të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Sarandës. Aktiviteti dyshohet se zhvillohej kryesisht në zonat e plazheve, lokalet e natës dhe pranë institucioneve arsimore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjatë kontrolleve, dy prej të ndaluarve u gjetën me nga një pistoletë. Armët janë sekuestruar dhe do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme nga Instituti i Policisë Shkencore.

Mund t'ju interesojë

Rivitalizohet lulishtja “Valmi”, një hapësirë që mbart historinë dhe kujtesën e Elbasanit

Rivitalizohet lulishtja “Valmi”, një hapësirë që mbart historinë dhe kujtesën e Elbasanit

Para 8 minutash
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet e paraqitjes në spital, dyshime për ndotje të ujit të pijshëm

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet e paraqitjes në spital, dyshime për ndotje të ujit të pi...

Para 15 minutash
Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi

Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi

Para 28 minutash

Në kuadër të të njëjtit procedim penal, më 31 korrik 2026 ishin arrestuar në flagrancë edhe tre persona, ndërsa policia kishte sekuestruar 5 kilogramë kanabis, që dyshohet se do të shpërndahej në Sarandë dhe Ksamil.

Gjatë aksionit është proceduar në gjendje të lirë edhe një 36-vjeçar nga Lushnja, pasi dyshohet se kundërshtoi efektivët e Policisë për të penguar kontrollin në një dhomë hoteli, ku u gjet një nga personat e arrestuar me armë.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, përcaktimin e përgjegjësive individuale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”
Para 3 minutash

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Rivitalizohet lulishtja “Valmi”, një hapësirë që mbart historinë dhe kujtesën e Elbasanit
Para 8 minutash

Rivitalizohet lulishtja “Valmi”, një hapësirë që mbart historinë dhe kujtesën e Elbasanit

Alarm te Bayerni/ Hënes ngre shqetësimin për Musialën: Vuan nga një sëmundje që nuk trajtohet lehtë …
Para 13 minutash

Alarm te Bayerni/ Hënes ngre shqetësimin për Musialën: Vuan nga një sëmundje që nuk trajtohet lehtë …

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet e paraqitjes në spital, dyshime për ndotje të ujit të pijshëm
Para 15 minutash

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet e paraqitjes në spital, dyshime për ndotje të ujit të pijshëm

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 13 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 23 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 20 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.