Policia: Gomonia me 700 kg marijuanë në Bari nuk u nis nga Shqipëria

Policia e Shtetit në Shqipëri mohon që gomonia me 700 kg marijuanë e kapur nga policia italiane në Bari të jetë nisur nga brigjet shqiptare.

Në një deklaratë, thuhet se “gomonia është nisur nga brigjet e Barit dhe është kthyer sërish në Bari”.

Policia e Shtetit thekson se hetimet ndaj grupit kriminal po zhvillohen në territorin e vendit fqinj, ndërsa grupi është i përbërë nga shtetas italianë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veprimtaria hetimore është e përqendruar në territorin italian dhe grupi kriminal është i përbërë nga shtetas italianë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lënda narkotike prej 700 kg marijuanë  e ndarë në 28 pako  u sekuestrua gjatë orëve të natës së datës 24 tetor. Gomonia u bllokua në Torre a Mare, në Bari, Itali.

“Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar intensivisht me homologët e saj në Itali në lidhje me zhvillimin e hetimeve nëse janë të përfshirë bashkëpunëtorë me shtetësi shqiptarë”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?