Policia greke arreston killerin shqiptar, mes viktimave të tij edhe piktorja Katerina Zezani

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme killerin shqiptar Edmond Papajani. 31-vjeçari është autor i disa vrasjeve në shtetin fqinj. Papajani grabiste banesat dhe më pas ekzekutonte pronarët e tyre. Ai njihej në Greqi me emrin Vangjel. Papajani akuzohet për vrasjen e piktores 59-vjecare, Katerina Zezani në 18 tetor 2014 në Nakso. Në 10 maj të vitit 2011 vrau një 70-vjecari në Kiparisia, ndërsa në 4 shtator të po atij viti, ekzekutoi një 78-vjecar në Tripoli. Aktiviteti kriminal i shqiptarit kishte nisur që në vitin 2005 kur ai shkoi për herë të parë në Greqi. Mediat greke e përshkruajnë atë si një njeri cinik, si një vrasës gjakftohtë dhe gishtërinj të mëdhenj, që erdhi në Greqi nga malet dhe brenda disa vitesh kreu një sërë krimesh. Pas arrestimit të Papajanit, në forumet online dhe mediat sociale është rikthyer një tjetër valë reagimesh kundër emigrantëve në Greqi.

SHKARKO APP