Policia Greke flet zyrtarisht për vdekjen e Shqiptarit

Ka ardhur reagimi i shumë pritur i autoriteve Greke, lidhur me vdekjen e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj në stacionin grek të policisë ‘Kato Patisia’ në Athinë. Në njoftimin zyrtar shpjegohet vdekja e Pëllumb Marnikollaj.

Në një komunikatë për mediat, Policia Greke sqaron se autoritetet në Athinë kanë nisur një hetim për vdekjen e shqiptarit Marnikollaj dhe u është dërguar një letër Ambasadës Shqiptare në lidhje me ngjarjen, si dhe janë informuar të afërmit.

Njoftimi i Policisë Greke:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me rastin e raportimeve në mediat shqiptare për vdekjen e shqiptarit që u rrëzua nga kati i dytë i Rajonit të Policisë në Patisia më 3 gusht 2016, vijon si më poshtë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Policinë e Athinës ka nisur një hetim paraprak, materiali i është dorëzuar Prokurorisë së Athinës, përfshirë edhe raportin mjeko-ligjor.

Paralelisht, i është dërguar një letër ambasadës shqiptare për incidentin ku i kërkohet të informojë familjarët e viktimës”.

Sipas autopsisë në Shqipëri, 28-vjeçari nga Lezha Pëllumb Marnikollaj humbi jetën si pasojë e dhunës nga policët grekë. Ndërsa autoritetet helene pretendojnë se viktima u rrëzua nga kati i dytë i rajonit të policisë, pasi tentoi që të arratisej duke u hedhur nga dritarja.

Screenshot_4-29-700x415

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?