Policia italiane bllokon 118 pasagjerë nga Tirana, u bëjnë analizat për koronavirus

Frika e numrit të madh me koronavirus që jep Tirana zyrtare ka sjellë penalizimet e qytetarëve shqiptarë të cilët kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë.

118 pasagjerë nga Tirana që zbarkuan sot në aeroportin e Perugias iu nënshtruan bërjes së tamponit.

Fëmijë e të moshuar pritën në radhë në aeroport për të kryer testin, rregull i vendosur nga vendi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ata u izoluan deri në daljen e përgjigjes së tamponit, ndërsa do të vendosen në karantinë 14 ditë ata që mund të rezultojnë pozitivë.

Njoftohet nga pasagjerët se ka patur përplasje mes tyre dhe policisë, por forcat italiane nuk kanë lejuar asnjë person të lëvizë pa dalë rezultatet e analizave në aeroport.

Rritja e numrit të të prekurve në Shqipëri mund të sjellë që edhe aeroporte të tjera ndërkombëtare të veprojnë si në rastin e Perugias në Itali.

SHKARKO APP