Policia italiane kap mat dy shqiptarë në pyll

Një kontroll i rastësishëm në makinë ka fundosur dy shqiptarë në Itali. Mbrëmjen e së mërkurës, policia italiane sekuestroi 600 gram kokainë, 5 gram heroinë dhe 14 mijë euro, të dyshuara si të ardhura prej trafikut të lëndës narkotike, ndërsa në pranga ranë dy shqiptarë, 52 dhe 53-vjeç.

Ndalimi u bë zonën midis pyjeve të Marnate dhe Castellanza. Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Dyshohet se shtetasit shqiptarë janë furnizues me shumicë të lëndës narkotike, të cilat pastaj rishiten në pyjet e zonës nga pushuesit e Afrikës Veriore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?