Policia italiane ndalon 5 skafistë shqiptarë me dy ton marijuanë

Policia italiane informon se ka arrestuar gjatë natës së shkuar 5 skafistë shqiptarë e ka sekuestruar gomonen e tyre me 2 tonë marijuanë në bord të transportuar përmes Adriatikut nga Shqipëria.

Arrestimi i tyre është bërë ndërsa tentonin të shkarkonin drogën nën një urë në stacioni hekurudhor të komunës së Fanos në provincën e Pesaros.

Gomonia është modifikuar me dy motorra të fuqishëm jashtë bordit. Gomonia e lënda narkotike është sekuetruar nga Polcia italiane e 5 skafistët shqiptarë janë vënë nën urdhër arresti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni për arrestimin e tyre është ekzekutuar nga Policia e Pesaros në bashkëpunim me atë të Ankonës e me Drejtorinë policore të komunës së Fanos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?