Policia: Ja masat për ndeshjen Partizani-Tirana

Policia e Tiranës ka njoftuar marrjen e një seri masash për mbarëvajtjen e ndeshjes Partizani-Tirana që luhet ditën e premte.

Përmes një njoftimi për shtyp, Drejtoria e Policisë së kryeqytetit bën me dije se, nga ora 12:00 do të bllokohen akset rrugore: Dervish Hima, Faik konica, Papa Gjon Pali II dhe Lekë Dukagjini.

Policia deklaron se do të ketë kufizime dhe bllokime nga ora 15 deri në 17:30 dhe se në ambjentet e stadiumit nuk do të lejohen bidonë uji, çakmakë, monedha, çelësa, etj.

Njoftimi i Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton për bllokimin e disa akseve rrugore dhe masat e  marra, pasi me datë 04.03.2016, ora 18:00 në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” do të zhvillohet ndeshja e Futbollit ndërmjet ekipeve Tirana – Partizani, e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore.

Njoftohen tifozët që në stadium nuk do te lejohen të futen bidona uji, çakmakë, monedha çelsa metalik,sende te tjera te forta.

Duke filluar nga ora 12:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohen rrugët:

“Dervish Hima”,”Faik Konica”, “Papa Gjon Pali II” dhe rruga “Lekë Dukagjini” në segmentin hyrës të Sheshit Italia.

Gjithashtu ,do të ketë kufizime dhe bllokime nga ora 15:00 deri në orën 17:30 në:

Rrugën “Dritan Hoxha” nga Pallati i Sportit “Asllan Rusi” – Sheshi “Karl Topia” – Rruga “Muhamet Gjollesha” deri në kryqëzim me Rrugën “Myslym Shyri”.

  • Rruga “Myslym Shyri” deri në kryqëzim me Rrugën “Sami Frashëri” – Rruga “Sami Frashëri” deri në kryqëzim me Sheshin “Wilson”
  • Rruga “Abdul Frashëri” – Rruga “Ibrahim Rugova” mbas Presidencës.
  • Rruga e “Durrësit” në kryqëzim me Sheshin “Skënderbej” – Sheshi “Skënderbej” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga ” Giorg W. Bush” – Ura e Rrugës së “Elbasanit” – Bulevardi “Bajram Curri” deri në Kryqëzim me Rrugën “Papa Gjon Pali i II” – Rruga ” Papa Gjon Pali i II” deri tek Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”.

Kerkojme mirekuptimin dhe bashkepunimin e bizneseve qe operojnë ne kete zone  per mbyllen te gjitha lokaleve  përreth Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”

Nuk do lejohen femije nen moshen 14 vjeç te pa shoqëruar nga prindërit.

Pas përfundimit të ndeshjes tifozët respektiv do të largohen nga rrugët që kanë ardhur.

Falenderojmë drejtuesit e ekipeve dhe tifozërit respektive për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e gjetur për  mbarëvajtjen  e këtij aktiviteti sportiv.

SHKARKO APP