Policia jep detajet e plagosjes në Shëngjin
Dy persona kanë mbetur të plagosur në Shëngjin mesditën e së premtes pas mësohet se janë qëlluar me armë zjarri.
Dy personat e plagosur, janë dërguar me urgjencë për në spitalin e Lezhës. Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Me datë 17.06.2016, rreth orës 14:30 , në Shëngjin, tek Lapidari ka ndodhur një plagosje me armë gjahu.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar se shtetasi Gertian Malshi , 38 vjeç banues në Pllanë ka plagosur me armë gjahu me leje shtetasen Mimoza Aliaj , 49 vjeçe , banuese në Shëngjin.
Në konflikt e sipër, bashkëshorti i shtetases Mimoza Aliaj , shtetasi Gëzim Aliaj , 52 vjeç ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gertian Malshi.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të situates deri në vrasje duke kapur në flagrancë dhe shoqëruar shtetasin Gëzim Aliaj.
Konflikti i çastit ka ndodhur për motive të dobëta.
2 shtetasit e plagosur janë dërguar në spital për mjekimin e duhur.
Policia po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

