Policia: Kanë ndërruar jetë dy prindërit dhe dy vajzat 14 e 9 vjeçe, tre shokët me Audi jashtë rrezikut për jetën
Policia e Vlorës konfirmon zyrtarisht se 4 anëtarët e familjes Gushi nga Patosi kanë ndërruar jetë në aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë. Të plagosur dhe jashtë rrezikut për jetën janë 3 të rinjtë që udhëtonin me Audi A6.
kryefamiljari që ka ndërruar jetë është 44 vjeçari Eduart Gushi. Po ashtu, viktimë është dhe gruaja e tij Silvana Gushi. Dy vajzat e mitura të çiftit që kanë ndërruar jetë janë: Anastasia Gushi dhe Eva Gushi.
Ndërkohë, tre shokët që kanë mbetur të plagosur janë identifikuar si: Igli Madani, Glori Selimi dhe Fabi Lamaj.
Grupi hetimor po vijon punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, Policia bën me dije se:
– Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.
– Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.