Policia: Kosovari Aranit Beqiri, vjeç 20, goditi policin i cili ra pa ndjenja

Policia e Tiranës ka shoqëruar një student nga Kosova, pasi dyshohet se është protestuesi që qëlloi me grusht dhe la pa ndjenja një efektiv të policisë së bashkisë në përplasjën gjatë protestës së shoqërisë civile kundër betonizimit të Parkut të Liqenit Artificial. Policia bërë publike edhe disa të dhëna mbi përplasjen, duke sqaruar se është shoqëruar edhe aktivisti i shoqërisë civile, Zirkon Disha.
 
Deklarata e plotë e Policisë së Tiranës

Shoqeria civile ne mesdite ka tentuar  për të futur dhe ngritur  në Parkun e Liqenit një çadër të madhe, që sipas tyre do të shërbente për ruajtjen e parkut, nga ndërtimi i këndit të lojrave për fëmije nga Bashkia. Por janë ndaluar nga policia bashkiake  që ruante zonën ku do parashikohet te ndertohet kendi i lojerave.

Aktivistet janë përplasur me policine  dhe si pasojë një polic bashkiak D.Hardhia, 35 vjeç  dhe një qytetar I.M, vjeç 31  kanë pësuar humbje ndjenjash.

Një autombulancë mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe mori të lënduarit duke i derguar per mjekim me spital.

Nga forcat e policise eshte shoqeruar ne Komisariatin Nr.1 nje shtetas (student)Kosovar Aranit Beqiri, vjeç 20,  i cili dyshohet ti kete rene me grusht policit bashkiak.

Gjithashtu eshte shoqeruar dhe nje nga aktivistet Zirkon Disha.

Nga ana e Policise po kryhen veprimet hetimore.

SHKARKO APP