Policia lë të lira 22 balerinat, kishin licencë

 

Pas shoqërimit të bujshëm nga policia të 22 balerinave serbe, rumune dhe shqiptare që u kapën në disa lokale nate të Tiranës, me dyshimin se ushtronin prostitucion në këto ambiente, ato janë lënë sot të lira.

Pas verifikimeve të kryera ato janë lënë të lira pasi kanë qenë të pajisura me leje pune për të ushtruar profesionin e balerinës dhe striptistes në ambjetet ku blutë ushtruan kontroll të premten e kaluar.

Megjithatë, pas lirisë së fituar, ato vazhdojnë veprimet hetimore për të konfirmuar dyshimet se, në këto ambiente nën petkun e balerinave, ushtrohet prostitucion.

Aksioni u zhvillua fundjavën e kaluar ku u zbuluan dhe disa makina lojërash fati, tavolina pokeri, të gjitha të paliçensuara. Policia ka dyshime se në këto ambiente shiten lëndë narkotike. Në ditët në vijim priten kontrolle të tjera nga efektivët e policisë në disa zona të Tiranës.

SHKARKO APP