Policia lë të lirë Albano Bllacajn. Xhuvani dhe Sida: Deklarojnë se nuk mbajnë mend asgjë

Burime nga policia të cilave u referohet Ora News bëjnë të ditur se është lënë i lirë Albano Ballcaj, pasi nuk janë gjetur elementë që ai të jetë përfshirë në konflikt.

Sipas këtyre burimeve, Albano është djali i tezes së Arbër Demirajt.

Djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj ishte njëri prej viktimave të mbetur të vrarë dje në lokalin bar “Ante Grand” tek rruga e Elbasanit, përballë Gjuhëve të Huaja.

Të arrestuar mbetet Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, djali i Luiza Xhuvanit e cila dje la mandatin e deputetes

Ndërkaq, vazhdon marrja në pyetje e të dyshuarit kryesor Kostandin Xhuvani dhe mikut të tij Erald Sida, që i qëndojnë versionit se nuk mbajnë mend asgjë dhe nuk pranojnë autorësinë e krimit

SHKARKO APP