Policia lë të lirë Indrit Doklen dhe kunatin e tij. I arrestuar vetëm Murati

Indrit Dokle, një nga personazhet më të njohur të botës së krimit në vend, kunati i tij, Gentian Reçin dhe një person i shpallur në kërkim nga Policia, Fatjon Murati, po udhëtonin të tre në një automjet kur u ndaluan nga Policia.

Pa mbushur ende 24 orë, Dokle dhe kunati i tij Reçi janë lënë të lirë, ndërsa në arrest është mbajtur vetëm Murati.

Për Muratin është prerë fletë-arresti, pasi ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i Kristjan Gjinit, 25 vjeç, për ngritjen e një baze armësh në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia nuk ishte në kërkim të Dokles, por shoqërimi i tij është bërë për faktin se po lëvizte me një të shpallur në kërkim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?