Policia maqedonase bastis fshatin e shqiptarëve

 

Njësite speciale të policisë maqedonase ndodhen në fshatin Malinë të Shkupit  ku banojnë shqiptarë dhe po ushtrojnë kontrolle në banesat e tyre. Gazeta KOHA nëpërmjet telefonit kontaktoi me kryetarin e Bashkësisë Lokale të fshatit Malinë, Veli Saliun, i cili e konfirmoi gjendjen kaotike që është shkaktuar me prezencën e madhe të forcave policore dhe ushtarake.

Reagon ministria e Brendshme 

Vetë ministria e Brendshme maqedonase, përmes zëdhënësit të saj Ivo Kotevski konfirmoi operacionin policor.

Aksioni ka nisur prej orëve të para të mëngjesit.

“Të mbarojë e gjitha dhe më pas ju tregoj se çfarë po ndodh. Besoj është akson për përndjekje të kriminelëve. “ mësohet të ketë thënë Kotevski citojnë mediat shqiptare në Maqedoni.

Po kështu portalet online shqiptare në Maqedoni citojnë banorët e zonës të thonë se janë të frikësuar.

“Policët janë të armatosur deri në dhëmbë. Helikopterët fluturojnë pandërprerë. Më së tepërmi po frikohen fëmijët, mirëpo frika është prezente edhe te banorët tjerë”

“Jemi të rrethuar nga forcat policore. Janë futur nëpër oborret e shtëpive të fshatit. I gjithë fshati është përplot me transporterë policorë, kurse po i vërejmë edhe në malet përreth. Nuk e kemi të qartë a na i dërgoi policët Gordana Jankullovska apo Ali Ahmeti. Këtë duam ta dimë” thotë një banore e këtij fshati Ganimete Saliu cituar nga portal online “Lajm”

500 police maqedonas ne fshat

Gazeta KOHA nëpërmjet telefonit kontaktoi me kryetarin e Bashkësisë Lokale të fshatit Malinë, Veli Saliun, i cili e konfirmoi gjendjen kaotike që është shkaktuar me prezencën e madhe të forcave policore dhe ushtarake.

“Nga ora 3 e mëngjesit kanë ardhur rreth 500 policë dhe policë kufitare, dhe pa asnjë arsyetim, kanë filluar të kontrollojnë shtëpi për shtëpi. Me mjete të rënda artilerie, me helikopterë, autoblinda po qëndrojnë në fshat. Në oborrin e çdo shtëpie janë vendosur nga 10-15 policë të veshur me të zeza, njësite speciale dhe të armatosur deri në fyt”, ankohet Saliu. Ai thotë se në mesin e këtij grupi të madh të policëve ka vetëm tre-katër shqiptarë. “Këtu në fshat janë afër 500, por me siguri në mal janë më tepër. Deri tani i kanë bastisur disa shtëpi, në të cilat nuk ka banuar askush. Si duket, deri në darkë do të mbesim të bllokuar në fshat. Presion të madh na kanë krijuar”, u shpreh Saliu.

Ndërkohë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme e konfimojnë aksionin, por deri në përfundimin e saj, nuk jep askush informacione se çfarë po kërkohet në fshat./Oranews

SHKARKO APP