Policia: Mbi 14 mijë gjoba në një javë në Tiranë, 11 shoferë në pranga

Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar bilancin javor të kontrolleve, ku janë vendosur gjithsej 14 341 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Prej tyre, 5154 masa lidhen me sigurinë rrugore.

Gjatë kontrolleve janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për përdorim të alkoolit, ku 11 janë arrestuar, 1 është proceduar në gjendje të lirë dhe 34 janë ndëshkuar me gjobë.

Po ashtu janë vendosur masa të tjera:

Swiss Digital Desktop Reklama

-139 drejtues janë penalizuar për pozicionim të gabuar në korsitë e ngadalësimit;
-9189 masa janë vendosur për parkim dhe qëndrim të gabuar;
-319 masa për përdorim telefoni gjatë drejtimit;
-401 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-1251 masa për mungesë të kaskës mbrojtëse.
Policia ka bllokuar 65 mjete, kryesisht për parkim të gabuar, mungesë dokumentacioni, gjoba të papaguara dhe raste verifikimi apo sekuestrimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?