Policia merr pjesë në Interpol, Veliu: Bashkëpunim me partnerët

Një delegacion i Policisë shqiptare i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  Ardi Veliu dhe Drejtori i Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar Drejtues Andi Likaj, marrin pjesë në punimet e Asamblesë  së Përgjithshme të Interpolit në Dubai

Në fillimin e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit,  delegacioni i Policisë shqiptare zhvilloi një sërë takimesh,  fillimisht  me Delegacionin  e Ministrisë së Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe që përfaqësohej nga  Ahmed Nasser Al-Raisi

Më pas një takim të vecantë me  Zv/Presidentin e Interpolit Z. Kim Jong Yang dhe më pas me Shefin e Delegacionit të USA me Drejtorin Wayne H. Salzgaber, me Zv/Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane si dhe me Delegacionin e Argjentinës

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të gjitha takimet, nga përfaqësuesit e delegacioneve, është vlerësuar puna dhe rezultatet e arritura sëfundmi nga Policia e Shtetit. Operacionet e  fundit në Shqipëri , si dhe operacionet e përbashkëta me Interpol, Europol, Cepol, Dea, me policinë Gjermane, Spanjolle, Italiane, Franceze, Britanike etj,  tregojnë se Policia e Shtetit është partnere e barabartë me policitë homologe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veliu,  gjatë takimeve, ka theksuar se bashkëpunimi me partnerët është një nga  prioritetet  kryesore të Policisë së Shtetit. Tashmë, Policia e Shtetit ka arritur besueshmëri dhe bashkëpunim mjaft të konsoliduar me partnerët, kjo çertifikuar edhe nga organizmat ndërkombëtare policore, ku Policia e Shtetit u vlerësua me dy çmime të para për dy operacione të rëndësishme ndërkombëtare.

Asambleja e Pergjithshme të Interpolit  ështe eventi më i madh botëror në lidhje me bashkëpunimin policor Ndërkombëtar, në këtë asamble e cila është e 87-ta dhe mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, marrin pjesë 173 shtete, të cilët përfaqësohen nga 85 Drejtorë të Përgjithshëm të Policisë dhe 40 Ministra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?