Policia mësyn lokalet e natës. Kontrolle kudo

 

 

Policia mësyn lokalet e natës. Këtë herë jo për të sensibilizuar kundër përdorimit të alkoolit kur je drejtues mjeti.

Policia e Kryeqytetit vijoi sot planin operacional për kapjen e personave në kërkim si edhe kontrolleve të vazhdueshme në automjete e lokale.Në bashkepunim me Seksionin për Narkotikët, FNSH-ne dhe Forcen Operacionale “Shqiponja” si edhe me Komisariatet nr.1, nr.2, nr.3 ,nr.4 dhe Qarkullimi Rrugor, arrestuan në flagrancë 8 shtetas, si edhe shoqëruan 41 shtetas për verifikime.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale për : “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”, “Përshtatjes se ambinteve për përdorim droge”, “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”

SHKARKO APP