Policia mësyn në burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve
Në burgun e Koridhalos në Greqi po bëhen kontrolle, ku mësohet se policia ka shkuar në qelitë e disa të dënuarve shqiptarë. Telefona celularë, thika të improvizuara dhe një sasi e vogël narkotikësh u zbuluan në qelitë e krahut të 5-të të burgut të Korydallos nga oficerët e policisë të Departamentit të Ndjekjes së Krimeve me Zhvatje, gjatë një kontrolli të papritur që kryen mbrëmjen e djeshme.
Informacionet tregojnë se një nga të kontrolluarit ndër të dënuarit, është edhe Klod Cara alias Klodian Lekocaj, emri i të cilit ishte përfshirë në aktivitete kriminale brenda dhe jashtë burgut dhe po mbahet në këtë krah të veçantë të burgut.
Sipas informacioneve, u sekuestruan dy telefona celularë, dy thika të improvizuara dhe 0.4 gramë kokainë. Në këtë rast, dy të burgosur u arrestuan për shkelje të Ligjeve për Armët dhe Drogat, ndërsa 2 të tjerë përfshihen në dosjen e çështjes që u ngrit. Të arrestuarit u dërguan në organin kompetent të prokurorisë.
KOHA JONË SONDAZH

