Policia mësyn te piceri “Era”. Pronari: Këta të vrasin
Pronari i piceri “Era” në nga më të njohurat në kryeqytet ishte lajm kryesor në media para disa ditësh për shkak se denoncoi publikisht se ishte dhunuar nga Policia e Shtetit gjatë një kontrolli rutinë.
Ndërsa sot, biznesmeni Altin Bamllari ka pasur një tjetër përplasje, por këtë herë me Policinë Bashkike të Tiranës. Policia ka ndërhyrë duke i larguar nga biznesi depozitat e ujit, gjeneratorin dhe bombolat e gazit edhe pse të gjitha këto siç thotë Bamllari i kishte me leje.
Këtë sjelle të pushtetit lokal, Bamllari e cilëson të ngjashme me ato të viteve të diktaturës.
Statusi i Bamllarit në Facebook:
“Shteti ne mësymje E dini ndaj kujt?
Ndaj biznesit. Viti ’45, O ZOT! Enveri eshte ngjallur. Po na mbyllin zemren e biznesit, Njesine Qendrore te Prodhimit.
E dini si?
S’kane ku te kapen dhe ia nisen nga depozita e ujit, ujit qe s’na e sollen kurre. Po na rrembejne gjeneratorin, ate qe na jep energjine e munguar; Po na shkulin bombulat e gazit, te gazit qe s’erdhi njehere neper tuba bashkie.
Te gjitha te certefikuara me leje mjedisore, te gjitha me taksa bashkie te paguara me cmime te imponuara. O ZOT, keta nuk dine se c’bejne.
Altin Bamllari
Jo ai pronari, por nje nga tre ortaket e kesaj shoqerie qe s’ka zemer te flase me nje ze te vetem.
Eshte viti ’45 dhe s’ka faj. Keta edhe te vrasin”.
KOHA JONË SONDAZH

