Policia ndalon 31-vjeçarin, mbajti peng dhe ngacmoi një 13-vjeçar

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Julian Alla, 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçar.

Ndalimi i tij u krye më 2 gusht, pas një hetimi të nisur nga kallëzimi i bërë më 24 korrik nga një 13-vjeçar dhe familja e tij. I mituri, në praninë e prindit dhe psikologut, ka deklaruar se ishte ngacmuar seksualisht nga 31-vjeçari.

Policia dyshon se i mituri është mbajtur pa dëshirën e tij në banesën e Julian Allës, në zonën e rrugës “Bardhyl” në Tiranë, më 23 korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?