Policia ndalon 4 të rinj, akuzohen se bllokuan makinën e Veliajt

 

Policia e Fierit ka ndaluar 4 anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike me akuzën se kanë ndaluar makinën e ministrit Erion Veliaj në fshatin Ferras, i cili po shkonte te ndihmonte banoret e zones. Të shoqëruar janë Zekri Picari, Gentjan Gjonaj, Esard Mulaj dhe Fatjon Bathorja. Policia e Fierit e ka konfirmuar lajmin e dhe zyrtarisht ndërsa tha se ata po mbahen të ndaluar deri në sqarimin e çështjes. Përpara Komisariatit të Fierit janë mbledhur dhjetra aktivistë dhe kërkojnë lirimin e 4 të rinjve. Kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi tha se rrugën e kanë bllokuan banorët e zonës ndërsa këta të rinj po shpërndanin ndihma. Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka shkuar në komisariatin e policisë për të kërkuar shpjegime për këtë rast. Vokshi dhe gra të tjera demokrate ishte pjesë e aksionit për shpërndarjen e ndihmave bashkë me të rinjtë. Edhe deputeti i PD-së-së Arben Ristani ka apeluar nga selia blu për lirimin e 4 të rinjve të forumit të PD-së, pasi siç tha ai, ata po mbahen në komisariat padrejtësisht. Thirrja e Ristanit iu bë policisë në Fier, ministrit të Brendshëm Tahiri e deri tek kryeministrit Rama, Këta të fundit sipas tij, do mbajnë përgjegjësi penale e politike për këtë akt. Sipas tij, nëse nuk do dëgjohet kjo thirrje populli atje po dhe gjithë mbështetësit e PD-së do ngrihen në këmbë dhe do protestojnë.

SHKARKO APP