
Tensionohet situata gjatë protestës së studentëve këtë të martë në afërsi të Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit. Disa prej të rinjve që po merrnin pjesë në tubimin paqësor janë shoqëruar nga efektivët e Policisë. Sipas informacioneve paraprake, protesta po zhvillohej në mënyrë paqësore, kur efektivët kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa nga pjesëmarrësit. Pas ndërhyrjes policore, një pjesë e protestuesve të tjerë janë ndjekur nga efektivët në drejtim të Sheshit Skënderbej.