Policia ndërpret valët telefonike para Parlamentit
Aktualitet E Shtunë, 25 Shtator 2021 15:53
Gazetarët që ndjekin protestën e opozitës, e cila po zhvillohet aktualisht te Parlamenti njoftojnë se Policia e Shtetit ka ndërprerë valët telefonike. Nuk dihet se cila është arsyeja e një vendimi të tillë të policisë. Ndërkohë bllokimi i valëve nuk është vetëm problem për koordinimin e opozitës, por pengon edhe transmetimin live të protestës nga ana e mediave që ndjekin atë
KOHA JONË SONDAZH

