Policia në aksion. Arrestime!
Pas disa vrasjeve dhe aksidenteve në këto ditë të para të vitit 2016, policia njofton se ka intensifikuar punën për rritjen e paramentrave të rendit dhe sigurisë. Gjatë 12 orëve të fundit ka arrestuar 24 persona për vepra të ndryshme penale dhe konkretisht:
Gjate 12 oreve te fundit jane kapur dhe ndaluar 10 persona ne kerkim per vepra te ndryshme.Jane arrestuar ne flagrance 5 persona per Shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.
Gjithashtu jane arrestuar per dhune ne familje e armbajtie pa leje 4 persona.Si dhe jane kapur dhe arrestuar ne flagrance duke vjedhur 5 persona.
Po gjate mbremjes se djeshme jane shoqeruar per verifikim ne te gjithe vendin 67 persona .Edhe ne ditet ne vazhdim Policia e Shtetit do vijoje punen me sherbime te perforcuara duke ngritur pika kontrolli ne akset rrugore, kontrolle te lokaleve te nates dhe i atyre te frekuentuar nga persona me precedente penal, goditjen e trafikut te lendeve narkotike e trafiqeve te paligjshme, kapjen e personave ne kerkime atyre qe qarkullojne me arme pa leje, parandalimin e aksidenteve rrugore duke goditur çdo shkelje ne kete drejtim.