Policia “nuk lëshon pe”, 13 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona, për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

•G.A., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar kokainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

•Z.H., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.M., 52 vjeç, pasi në rrugën “Todi Shkurti”, në oborrin e banesës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh.D, 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, pas një konflikti të çastit plagosi me sende të forta shtetasin I.M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I.Q., 50 vjeç, pasi në rrugën ‘Hamdi Cenoimeri”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.L., 43 vjeç, pasi në fshatin Çetë, Kavajë, u kap në flagrancë duke lëvizur me një biçikletë të vjedhur. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se është autor i 5 vjedhjeve të tjera në territorin e Qytetit të Kavajës. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar biçikleta si dhe sendet që përdorte për të kryer vjedhjet.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.SH., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht, një shtetase të mitur 13 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

•R.A., 22 vjeç, G.D., 30 vjeç, dhe E.S., 30 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese ;

•Sh.Z., 49 vjeç, Sh.K., 43 vjeç dhe S.S., 54 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?