Policia: Nuk po bllokojmë protestuesit
Pas deklaratave të opozitës se policia po bllokon qytetarët që të vijnë në Tiranë për të protestuar, Policia e Shtetit reagoi përmes një deklarate duke sqaruar se asnjë protestues nuk po pengohet.
“Sqarojmë edhe një herë opinionin publik se nga strukturat e policisë së Shtetit nuk ka asnjë pengim apo bllokim të automjeteve që transportonin qytetarë drejt Tiranës”, thuhet në komunikatën e policisë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD –së, Edi Paloka deklaroi paradite se policia po i pengon protestuesit me kontrolle e postblloqe.
Policia nga ana e saj sqaron se “strukturat policore po ushtrojnë kontrolle në akset rrugore, me qëllim identifikimin e kapjen e personave që mund të lëvizin me armë apo sende të tjera të kundraligjshme, apo që në bazë të të dhënave mund të synojnë akte të paligjshme gjatë protestës.”
KOHA JONË SONDAZH

