FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia operacion antidrogë në Tiranë, lëshohen rreth 30 urdhër-arreste

Një operacion i gjerë antidroge është ndërmarrë ditën e sotme nga policia e Tiranës, ndërsa mësohet se me urdhër të Prokurorisë janë lëshuar 30 urdhër-arreste. Bëhet fjalë për goditjen e disa grupeve kriminale, të përfshira prej kohësh në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Hetimet kanë nisur prej disa muajsh nga sektori i Antidrogës së Tiranës. Burime bëjnë me dije se pikënisje e këtij operacioni kanë qenë goditjet e mëparshme, ku nga zbërthimi i komunikimeve janë siguruar prova që implikojnë personat e dyshuar.

Gjatë hetimeve, Antidroga ka përdorur edhe metoda proaktive, si dhe blerje të simuluara për dokumentimin e aktivitetit kriminal. Ende nuk dihet numri i personave të arrestuar, ndërsa nuk janë bërë publike as sasitë e lëndëve narkotike të sekuestruara gjatë aksionit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?