Policia pezullon 29 patenta dhe vendos 44 gjoba
Policia e Vlorës ka vijuar mbrëmjen e djeshme planin për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në qytetin bregdetar. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, u arrestua në flagrancë një drejtues mjeti pa leje drejtimi dhe u procedua penalisht 2 të mitur.
Janë pezulluar 29 leje drejtimi, konkretisht:
26 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara konstatuar me Radar
3 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, konstatuar me Drager
31 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese
U vendosën 44 masa administrative për mos përdorim të sistemeve të fiksimit (kryesisht rripi i sigurimit), 19 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, u bllokuan 8 mjete për mungesë dokumentacioni.
KOHA JONË SONDAZH

