Policia rreh të riun në mes të Korçës FOTO-VIDEO

Gjatë ditës së sotme një i ri që po udhëtonte me një makinë tip “Benz 250”, ka përplasur makinën e zv/drejtorit të Policisë së Korçës, Arben Hasani.

I riu që ndodhej në drejtimin e Benz-it i ka kërkuar falje Hasanit duke i thënë se do e kompensonte dëmimin, por drejtuesi i lartë i policisë ka njoftuar grupin e gatshëm. 

Por me të ardhë grupi i gatshëm, në vend që të shoqëronte të riun në polici, kanë vendosur që ta ndëshkojnë publikisht. Oficeri përgjegjës i grupit ka rrahur me shpulla të riun në qendër të Korçës, nën sytë e qindra qytetarëve. Edhe pse ai ka qenë i shoqëruar nga dy efektivë të tjerë, ata nuk kanë ndërhyrë por në fakt kanë mbajtur të riun që oficeri ta qëllonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të parë videon klikoni KETU

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?