Policia Rrugore: 1.546 masa administrative në vetëm 24 orë

Vijon puna e Policisë Rrugore në të gjithë vendin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në  Planin e masave për “Marrjen e masave për  parandalimin e aksidenteve si dhe për  rritjen e sigurisë rrugore”. Gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur gjithsej 1.546 masa administrative:

Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore  janë arrestuar në flagrancë 13  drejtues mjetesh, nga këta 11  të pa pajisur me Leje Drejtimi  dhe 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.Janë pezulluar gjithsej  48 Leje Drejtimi , nga këto: 12 për pije alkoolike, 28 për shpejtësi dhe 8 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.Janë vendosur  234 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 29 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 76 masa për përdorim celulari, masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj.Si dhe janë dërguar në OASH, 59 drejtues mjetesh .

Gjithashtu janë këshilluar  drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës  për mos vendosje të  rripit të  sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditët në vijim, Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në  sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor si  dhe në evidentimin dhe  ndëshkimin e  shkelësve të Kodit Rrugore

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?