Policia Rrugore, 1800 gjoba brenda ditës

Policia Rrugore njoftoi se  në kuadrin e  masave për  parandalimin e aksidenteve, gjatë 24 orëve të fundit ka vendosur gjithsej 1 804 masa administrative:

Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore  janë arrestuar në flagrancë 14  drejtues mjetesh, nga këta 11  të pa pajisur me Leje drejtimi  dhe 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej  62 Leje Drejtimi , nga këto: 10 për pije alkoolike, 33 për shpejtësi dhe 19 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë vendosur 524 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 83 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 98 masa për përdorim celulari, masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj. si dhe janë dërguar në OASH, 80 drejtues mjetesh .

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu janë këshilluar  drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës  për mos vendosje të  rripit të  sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor.

Në ditët në vijim, Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në  sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor si  dhe në evidentimin dhe  ndëshkimin e  shkelësve të Kodit Rrugor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?