Policia Rrugore: 8 arrestime, 66 patenta të hequra dhe 283 gjoba

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e Shqipërisë janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, 6 prej të cilëve në gjendje të dehur dhe 2 pa leje drejtimi.

Po në këtë  kuadër janë pezulluar 66 leje drejtimi, nga të cilat:

20 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit,

Swiss Digital Desktop Reklama

40 për shpejtësi tej normave të lejuara,

Swiss Digital Mobile Reklama

6 për semafor e shkelje të tjera.

Janë vendosur 283 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit.

169 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 44 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,

41 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe janë këshilluar rreth 87 drejtues të tjerë. Si dhe 357  masa  për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor

“Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor  për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”, thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë së Shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?