Policia Rrugore, sondazhi: Më e pëlqyera në Tiranë dhe në shkallë vendi

Policia Rrugore në Policinë e Shtetit, rezulton si struktura më e pëlqyer nga qytetarët e Shqipërisë dhe veçanërisht në Tiranë, sipas të dhënave të një sondazhi të kryer nga Instituti “Agenda”, financuar nga projekti ICPA i qeverisë suedeze.

Pyetjes së sondazhit mbi “ndikimin e punës së Policisë Rrugore në parandalimin e shkeljeve të Kodit Rrugor”, i janë përgjigjur pozitivisht 70% e të intervistuarve në qarkun Tiranë, ndërsa në shkallë vendi kjo shifër është sërish e lartë, 68%.

Trendi pozitiv për Policinë Rrugore, sidomos në Tiranë, reflektohet edhe në uljen e përqindjes së personave që japin përgjigje negative ndaj së njëjtës pyetje, ku nga 25% kjo shifër është ulur në 24%. Një rezultat i afër është edhe në shkallë kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shifrat e këtij 3-mujori të verës bëjnë një kontrast të fortë me një sondazh të ngjashëm, të kryer në vitin 2013 nga IDRA, ku shifra e pëlqimeve për punën e Policisë Rrugore ishte vetëm 39 %. Kjo do të thotë se Policia Rrugore ka shënuar një rritje të vlerësimit të publikun me gati 2-fish, për të njëjtën periudhë të verës 2013.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky rezultat i sondashit nuk është një rastësi, por fryt i një pune të pandalur me investime në mjete, burime njerëzore dhe politika efikase, kuadrin ligjor etj.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë në gjithë vendin rezulton se kanë ndodhur 136 aksidente më pak, 8 të vrarë më pak, 27 të plagosur rëndë më pak dhe 182 të plagosur lehtë më pak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?