Policia s’gjen asnjë provë për planin e vrasjes së Doshit në banesën e Bamit

Forca të shumta policie kanë kontrolluar sot shtëpinë e Durim Bamit dhe bizneset që ai administronte në Fushë Krujë. Nga kontrollet mësohet se nuk është gjetur ndonjë provë, që e implikon atë në planin e pretenduar për vrasjen e deputetëve Tom Doshi e Mhill Fufi.

Madje, policia nuk ka gjetur as armë apo municione. Të vetmet gjëra që ka gjetur policia, kanë qenë disa dokumente të shkruara me dorë. Mendohet se Bami jepte fajde dhe në këto dokumente mbante shënimet. Aktualisht ai është i ndaluar dhe ditën e sotme pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

SHKARKO APP