Policia Shqiptare merr vlerësime në SHBA për luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO mori pjesë në Konferencën e 123-të të IACP-së, (Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë).

Konferenca u  zhvillua në San Diego California, SHBA,  nën moton “Your Community, Your Safety, Your Impact, Our Priority” – Komuniteti juaj, Siguria juaj, Ndikimi juaj, Prioriteti ynë.

Së bashku me  Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe delegacionin shqiptar, ishin të pranishëm dhe zoti Stepfen Bennett, Menaxher i Programit ICITAP  për Shqipërinë dhe Malin e Zi dhe stafi i tij.

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO u takua me Prokuroren e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, Loretta Lynch, e cila e përgëzoi për punën e bërë nga Policia e Shtetit Shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

ÇAKO, e falënderoi zonjën Lynch, për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Policinë Shqiptare dhe i dhuroi asaj stemën e Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

ÇAKO, mori pjesë në një takim që Ambasadori Broënfield, Zëvendës Sekretar i Shtetit dhe Drejtor i INL (International Narcotics and Laë Enforcement), pati me  drejtuesit e agjensive të huaja ligjzbatuese.

Gjithashtu Zoti ÇAKO u takua me zotin Garry L. Barr, drejtor i ICITAP, me zotin Garry Bullard – Nëndrejtor i Çështjeve Rajonale, dhe me z. Paul E. Santiago – Drejtor i Divizionit Ndërkombëtar të Policimit, të cilët i  falenderoi për mbështjetjen që i kanë dhënë Policisë së Shtetit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?