Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Policia shton masat në zonën e ”Ish-Bllokut”/Lleshaj: Covid-19 po merr jetë të rinjsh. Lokalet burim risku

Aktualitet E enjte, 23 Korrik 2020 12:23
Policia shton masat në zonën e ”Ish-Bllokut”/Lleshaj: Covid-19 po merr jetë të rinjsh. Lokalet burim risku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria vijon që të shtojë masat në lidhje me jetën e natës, pas vendimit për të mbyllur klubet e natës dhe për të mos lejuar muzikë live pas orës 20:00. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtues të lartë të PSH zhvilluan një inspektim në zonën e “Tiranës së Re” për masat anti-Covid.

Në fjalën e tij, Lleshaj u shpreh se efektet e pandemisë vazhdojnë të jenë ende të larta dhe se do të merren masa të reja shtesë kufizuese në drejtim të frekuentimit të lokaleve dhe klubeve të natës, të cilat i cilësoi si burim rreziku.

”Qytetarët të dëgjojnë autoritetet, jo një kategori njerëzish të papërgjegjshëm. Në të gjithë botën po kufizohen në emër të nevojës për të mbrojtur jetën njerëzore. Sfida është të parandalojmë valën e të ndërtojmë diga, të mos mbingarkojmë tej mundësive spitalet. Shumë serioze thirrja dhe shumë e sinqertë kërkesa për bashkëpunim për qytetarët”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Prononcimi i plotë

Efektet e pandemisë vazhdojnë të jenë ende të larta, virusi ende vazhdon të godasë fort, madje po merr edhe jetë të rinjsh, edhe pa sëmundje shoqëruese. Kështu që mbetet detyrë e madhe për të gjithë ne që të angazhohemi fort për të parandaluar përhapjen e tij. Këtu kërkohet angazhimi i të gjithëve. Sot kemi dalë për të parë angazhimin e Policisë, e cila po kontrollon zbatimin e Aktit Normativ, i cili kërkon masa të reja shtesë kufizuese në drejtim të frekuentimit të lokaleve, muzikës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sigurisht që unë jam i qartë për ndjeshmërinë e shumë qytetarëve për këto kufizime, por duhet të kuptojmë që është detyrë të bëjmë balancën dhe të zgjedhim atë që duhet të zgjedhim. Të kufizohemi në emër të asaj gjësë më të madhe, që nuk duhet ta kufizojmë, që është jeta.

Mund t'ju interesojë

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 34 minutash
Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next...

Para 39 minutash
Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 39 minutash

Për këtë arsye kërkohet mirëkuptimi i qytetarëve, por kërkohet dhe angazhimi i fortë i institucioneve dhe i Policisë së Shtetit. Të gjithë duhet t’i dëgjojnë këshillat, kërkesat dhe rregullat e vendosura nga autoritetet, e të mos të dëgjojnë ata që bëjnë të kundërtën, të mos dëgjojnë një kategori njerëzish të papërgjegjshëm, të cilët fatkeqësisht nganjëherë marrin dhe hapësira publike ku bëjnë kërkesa të çmendura.

Për këta njerëz nuk kemi receta ligjore të shumta në dorë, receta e vetme e arsyeshme do të ishte për t’i çuar në spitale, të cilat në Shqipëri ende nuk i kemi. Prandaj është shumë e rëndësishme për qytetarët që as sa duhet të dëgjojnë autoritetet, aq sa duhet të dëgjojnë autoritetet shëndetësore, të dëgjojnë mjekët, të dëgjojnë Policinë, po aq duhet të refuzojnë, të izolojnë këta zëra të papërgjegjshëm të cilët synojnë të mbjellin rrëmujë dhe paqartësi mes qytetarëve.

Është fortë e qartë që ne jemi përballë detyrës për të kufizuar, përpara zgjedhjes për të kufizuar shumë liri tonat. Lirinë e lëvizjes, lirinë e takimit, lirinë e grumbullimit e shumë liri të tjera, të cilat jo këtu, por në të gjithë botën po kufizohen në emër të nevojës për të mbrojtur jetën njerëzore, e cila prevalon në këtë situatë të pazakontë.

Forcat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me autoritetet tjera shtetërore do ta vazhdojnë me intensitet të lartë angazhimin për të siguruar zbatimin e masave ligjore të ndërmarra tashmë. Lokalet mbeten një burim i rëndësishëm risku dhe kërkesa për të evituar grumbullimet e mëdha mbetet aktuale. Policia është e angazhuar për ta zbatuar me rigorozitet këtë kërkesë. Po ashtu kërkesa të ngjashme janë për pishinat, për plazhet, për vendet tjera të grumbullimit. Duhet të shmangim me çdo kusht përhapjen e virusit. Secili mund të bëjë diçka, secili mund ta ndërpresë një zinxhir përhapjeje dhe është më mirë ta ndërpresim kështu, sesa të mbërrijmë në dyert e spitaleve.

Gjithë sfida jonë sot është të parandalojmë valën dhe të ndërtojmë digë përballë spitaleve, në mënyrë që mos të mbingarkojmë tej mundësive spitalet. Kështu që është shumë e rëndësishme për qytetarët që të mbajnë dhe të bëhen palë me institucionet për të frenuar këtë valë përhapjeje të virusit. E theksoj dhe përsëris edhe njëherë, virusi ka goditur tashmë moshat e reja, i ka goditur fatalisht në disa raste, edhe të rinj që nuk kanë pasur asnjë sëmundje tjetër shoqëruese. Kështu që mbetet shumë serioze thirrja dhe shumë e sinqertë kërkesa për bashkëpunim, për qytetarët dhe për të gjithë njerëzit e përgjegjshëm në këtë vend që të bëjnë durim, të bashkëpunojnë me organet përkatëse në mënyrë që të bëjmë më të mirën dhe të sigurojmë e garantojmë jetën e qytetarëve tanë.

Etiketat e lidhura

klubet e natësSandër Lleshaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 10 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 10 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 25 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 33 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.