Policia zbardh ngjarjen, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Lezhë (Emri)

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Lezhë, ngjarje e ndodhur pasditen e së martës në fshatin Lalm i Vjetër.  Mësohet se ai është A. P., i cili ka pranuar krimin. Kol Murrani, rapsod i njohur në zonë dhe Preng Simoni u vranë dje në mesditë dhe trupat e tyre janë gjetur pa shenja jete rreth orës 16:00.

Si motiv për ngjarjen dyshohet te këtë qenë një konflikt pronësie për një toke are në fshatin Lalm. Nisur nga këto të dhëna ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për ngjarjen 41-vjeçari A. P., banor i fshatit Lalm, i cili tashmë është arrestuar.

Kol Murrani nuk rezulton me të shkuar kriminale dhe njihet nga shumë banorë të zonës. Siç u raportua edhe dje, Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra. Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë. Kjo e fundit, pasi shkoi në vendngjarje, ka gjetur afër vendit të krimit edhe një motorr që dyshohet se i përket autorit të krimit, ndërsa në zonë është gjetur edhe një korrëse bari. BW

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?