Policia zbardh ngjarjen e tritolit në Tiranë, shpallet në kërkim autori
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në kryeqytet më 24.07.2025, ku u vendos tritol në garazhin e E. Kosovës.
Autori i dyshuar është identifikuar dhe shpallur në kërkim për ngjarjen, teksa është gjetur edhe makina me të cilën 36-vjeçari ka lëvizur.
“Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit. Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin: K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë”, njoftojnë blutë.
Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, në portën hyrëse të garazhit e E. Kosovës, 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

